Në një gjendje aspak të mirë psikologjike dhe të traumatizuar, 40-vjeçari Elvis Gaçaj është treguar i rezervuar me fjalë, por u shpreh se nuk e imagjinon dot kush mund t’ia ketë bërë një diçka të tillë. Ai ndodhet i shtruar në ambientet e Spitalit të Traumës, ku, edhe pse i shpëtoi atentatit, ka marrë një plumb në shpatull dhe në këmbë.
Ndërkohë, Eda Gjura ka treguar gjithçka ndodhi mbrëmjen e së enjtes, pas lulishtes “1 Maji”. Ajo ka shpjeguar se me viktimën Aurora Oskian njihej prej kohësh dhe se e konsideronte si motër. Po ashtu, mësohet se dy vajza, ishin shoqe me njëra-tjetrën dhe punonin në një “call-center”.
Rrëfimi në polici i Eda Gjurës
“Ne u takuam të katërt mbrëmjen e së enjtes dhe kemi ngrënë diçka të shpejtë te lokali që ndodhet pas lulishtes “1 Maj”. Pasi mbaruam së ngrëni në lokal, së bashku me Elvisin, Aurorën dhe Kevin vendosëm të dilnim për një kafe./Shekulli/