Lajmet e fundit
Linjë e veçantë energjetike për shtëpinë e Hasan Pretenit (Foto)

Linjë e veçantë energjetike për shtëpinë e Hasan Pretenit (Foto)

Shtëpia e kryetarit të Agjencisë Kundër Korrupsion(AKK), Hasan Preteni, në fshatin Bërnicë të Prishtinës ka një linjë të veçantë të energjisë elektrike me shtylla të betonit, derisa fqinjët e tij kanë linja të përbashkëta dhe shtylla të drurit.

Në këtë fshat nuk shihet as një shtëpi tjetër me rrjet të veçantë energjetik. Ky privilegj nga një ndërmarrje publike për atë që e lufton korrupsionin duket i dyshimtë, pasi zyrtarë të ndërmarrjes publike KEK çdo herë ishin ‘akuzuar’ për tenderë dhjetëra milionë eurosh.

Kjo linjë nga ana e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) është bërë për Pretenin në kohën pasi ky i fundit u zgjodh kryetar i Kundër Korrupsionit, në vitin 2008.

Megjithatë, Preteni për KosovaPress thotë se linja e veçantë është bërë që moti. Ndërkohë edhe parcelën në këtë fshat, shefi i Kundër korrupsionit e ka blerë pasi që është zgjedhur në krye të AKK-së.

Preteni nuk ka treguar se kush e ka paguar dhe sa është kostoja e kësaj linje. Kjo lë të kuptohet se Preteni nuk ka paguar as një cent për rrjet, pasi edhe zyrtarë të KEK-ut thonë se kjo kompani ka investuar në përforcimin dh e zgjerimin e rrjetit dhe nuk është bërë me kërkesë të individit në fjalë.

“Të gjitha punët janë realizuar shumë moti, nuk është për pllacin tim, por për tërë rrugën, të lutem drejtohu te KEK-u… kontaktoni Arben Gjukajn, ai do ta sqaroj tërë situatën. Investimi nuk është individual, rrjeti i vjetër është jo për ekonomi familjare, shtyllat e drurit janë për tensionin e lartë”, kështu tha kryetari i AKK-së Preteni.

Mirëpo, ai nuk ka treguar se me kërkese te kujt është bërë dhe sa ka kushtuar linja.

Ekipi ynë ka parë për së afërmi shtyllat e betonit të vendosura “ekstra” për shtëpinë e Pretenit.

Edhe pse Preteni e quan “pllac” vendin ku banon, ajo që vërtetohet nga ekipi ynë në teren është se shtëpia vërtetohet të jetë e banueshme. Sipas banorëve të këtij fshati, Preteni banon në këtë shtëpi me familje, të cilin e kanë parë aty pari dhe e njohin si fqi një.

Drejtori i Shërbimeve të Korporatës në KEK, Edmond Nulleshi, tha për KosovaPress se rrjeti në pronën e familjes Preteni është kryer në vitin 2008 jo me kërkesë të ndonjë individi të caktuar. Nulleshi nuk ka treguar se sa ka kushtuar kjo linjë.

“Në këtë rast, në bazë të kopjeve të shënimeve të cilat në posedojmë, në zonën në fjalë, zgjerimi i rrjetit është bërë qysh në vitin 2008, në kohen e parcelizimit të lagjes, me kërkesë të të gjithë pronarëve dhe jo të ndonjë individi të caktuar. Përndryshe, duhet të potencojmë se në atë zonë, ka disa vite që KEK nuk kishte montuar shtylla druri, por vetëm betoni pavarësisht se kush ishin konsumatorët përfitues”, thotë Nulleshi.

Mirëpo, KosovaPress ka vërejtur se në një parcelë afër pronës së Pretenit, janë vendosur tashmë shtylla të drurit.

“Përndryshe, nga aspekti strategjik dhe buxhetor, duke pasur parasysh gjendjen në të cil ën ka qenë rrjeti shpërndarës i energjisë elektrike, gjatë viteve të fundit para privatizimit, KEK kishte investuar në mënyrë të vazhdueshme në rindërtimin, përforcimin dhe zgjerimin e tij në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Kriteret e përcaktuara nga menaxhmenti i lartë për ndërmarrjen e një investimi në veçanti, ishin aty ku janë nevojat më të mëdha”, thotë Nulleshi.

Ndërsa, zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike(KEDS), Viktor Buzhala, tha për KosovaPress, se për sa i përket vendosjes së shtyllave në pronën në fjalë, ky projekt është realizuar kur KEDS ende nuk kishte filluar të operonte si kompani.

“Shtyllat në fjalë nuk janë vendosur pasi KEDS e ka marrë menaxhimin e aseteve të distribuimit, por më herët. KEDS punon në bazë të planit investiv dhe realizon projektet në bazë të këtij plani dhe u jep prioritet vendeve ku kualiteti i shërbimit me ener gji elektrike nuk është në nivel të kënaqshëm, për të siguruar që çdo qytetar i Kosovës të ketë një shërbim kualitativ dhe furnizim të kënaqshëm”, tha Buzhala.

Tenderamonia në KEK që nga pas lufta ka qenë e dyshimtë kur flitej për shuma milionëshe në euro, për të cilat, ndonëse sipërfaqësisht, edhe vetë Hasan Preteni ka ngritur zërin duke folur për korrupsionin në ndërmarrjet publike, edhe më shumë në KEK. Për çka, Preteni, asnjëherë nuk ka përmendur konkretisht emra apo tenderët e dyshimtë. /kp

Leave a Reply

Your email address will not be published.