Lajmet e fundit
Vuçiqi i pa vendosur për të shikuar lojën Shqipëri – Serbi!

Vuçiqi i pa vendosur për të shikuar lojën Shqipëri – Serbi!

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ende nuk e ka vendosur nëse do të jetë i pranishëm në Elbasan Arena më 8 Tetor për ndeshjen kualifikuese ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë. Shefi i qeverisë së Beogradit bëri deklaratën e parë zyrtare rreth kësaj çështje, pas spekulimeve të shumta nëse do të udhëtonte drejt vendit tonë.

Vuçiç tha se “ende nuk e ka marrë një vendim për prezencën në ndeshje”, pavarësisht se “më parë kishte rënë dakord me kryeministrin shqiptar, Edi Rama për të qenë i pranishëm”, raporton SuperSport.

Kryeministri serb argumentoi se “dilemat për udhëtimin në Elbasan nuk lidhen me praninë e Hashim Thaçit, që ashtu si disa liderë të tjerë të rajonit do të jetë në stadium. Do ta vendos në ditët në vazhdim”.

Ai deklaroi se prezenca e zv.presidenit dhe njëkohësisht Ministër i Jashtëm i Kosovës nuk e pengon, por “shtyrja lidhet me takime të rëndësishme ekonomike dhe politike”.

Ndër të tjera Vuçiç nuk u shpreh aspak i shqetësuar për sigurinë e përfaqësueses së vendit të tij në Shqipëri, duke bërë të ditur se gjatë udhëtimit në Shqipëri përfaqësuesja serbe do të shoqërohet edhe nga forca sigurie nga Beogradi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.