Letër dashurisë
Pikërisht këtë mëngjes e dua shumë. Shoh sesi Dielli një pjesë të rrezeve të tij i ka lishuar mbi qytet. Shoh sesi njerëzit lëvizin rrugëve,veturat zhurmuese që tashmë nuk më bezdisin.
Këtë mëngjes hapa arkën e një fillimi që s’ka fund,hapa thesarin më të çmuar dhe aty gjeta si gjithmonë fjalën më të madhe: Të dua ty.
Vërtetë të dua ty,në një mënyrë të brishtë,thjesht ashtu siç ti mund të jesh.
Ndeshëm sytë në një mbrëmje dhe ajo mbrëmje ishte madhështia e parë dhe e fundit që bëri shpirti të ndihet se brenda tij kishte një shpirt që më rriste,ikja nga fëmijëria.
Erdha me krahët hapur mbi malet e thata të Shqipërisë të gjeta ty siç kërkoja të gjeja misterin e yjeve sesi rrinë ato atje lartë dhe s’mund ti prekim.
Por në sytë e tu nuk gjeta vetëm misterin dhe një yll por gjeta universin e tërë që më tërhiqte aq shumë.
Ti edi i dashur,se ne shembëm gjithçka me çmendurit tona madje ti edi se ne kemi një shpirt të përbashkët,nëse ti ik larg une të ndjek por,nëse ndodh që une të iki larg ndjej sesi hapat e tua më ndjekin pas.
Ehh…Dashuria ime,tashmë besoj në legjendën e historisë së një Pashai dhe një Vasiliqi,kuptoj dashurinë e një Romeoje dhe një Zhuliete,tashmë kuptoj se çdo të thotë të flijosh veten për dashurinë.
“Të dua shumë”- ishte e vetmja mbyllje që gjeta përsëri në atë arkë.
B.B