Lajmet e fundit
Opozita kundërshton vizitën e Daçiqit

Opozita kundërshton vizitën e Daçiqit

Vizita e paralajmëruar e kryeministrit serb, Ivica Daçiq në Kosovë, kundërshtohet nga opozita. Kjo vizitë vlerësohet si vizitë me karakterë politik dhe cenim i sovranitetit të Kosovës.

Mënyra se si do të realizohet vizita e kryeministrit serb Daçiq në Kosovë është kritikuar nga dy grupet parlamentare opozitare LDK dhe Vetëvendosje. Ismet Beqiri shef i grupit parlamentarë të LDK-së tha se duhet të ketë kritere dhe procedura që një zyrtarë i lartë serb të vizitojë Kosovën, në të kundërtën nuk mund të mohohet se ska cenim të sovranitetit.

“Nuk mund të themi se nuk po cenohet sovraniteti, ai së pari po vijë në një fazë të ndejshme kur janë zgjedhjet në Kosovë dhe deklaratat e tij janë shumë të qarta. Ne nuk jemi kundër dialogut, por jo edhe jo çfarë do dialogu që ata ta kapitalizojnë. Institucionet tona duhet të kujdesën për këtë, edhe pse nuk ju besojmë shumë qartë edhe atyre kur vijnë sepse ata sa herë që kanë ardhë kanë bërë deklarata politike dhe kjo vizitë nuk mund të trajtohet ndryshe përpos që një vizitë politike edhe e ndikimit politik”, tha ai.

Ai tha se kjo është përgjegjësi e qeverisë. Edhe Visar Ymeri nga vetëvendosje tha se kjo po dëshmon se Kosova politikisht I është nënshtruar Serbisë.
“Ky proces negociator i cili pastaj kulmoi me marrëveshjen e 19 prillit e ka faktorizuar praninë institucionale dhe legale ose të legalizuar të Serbisë Brenda Kosovës. Ardhja e liderëve të Serbisë gjatë fushatës në Kosovë dëshmon se këtu po garon Serbia…dhe kjo garë e Serbisë është ndërhyrje e drejtpërdrejtë edhe në logjikën e ekzistimit të një shteti sovran”, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.