Lumi Sitnica pos që është shtjerrë thuajse i tëri, shtrati i tij është mbuluar nga mbeturinat. Gazeta Blic i ka siguruar disa fotografi, ku shihet se si është përmbytur shtrati i këtij lumi nga mbeturinat që janë hedhur nga qytetarët e papërgjegjshëm.
Banorët e fshatit Magjunaj të Vushtrrisë prej nga edhe kalon ky lum, i kanë thënë Gazetës Blic se banorë të kësaj ane kanë hedhur mbeturina në vazhdimësi.
“kemi provuar disa herë që t’i ndalim, mirëpo është e pamundur. Kemi kërkuar ndihmë edhe nga policia dhe nga komuna, ngase nga era që po kundërmon prej mbeturinave është bërë e pamundur që të jetohet, nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, ka thënë ky banor i fshatit Magjunaj.
Për të parë gjendjen e këtij lumi, në vazhdim po ju sjellim disa fotografi./ Gazeta Blic