Hashim Thaçi ka rënë në gjumë të thellë. Jo në politikë, por në aeroplan.
Gjatë kthimit nga New York-u për në Prishtinë, Thaçi i ulur në ulëset ekonomike është fotografuar nga një lexues i Telegrafit duke bërë një sy gjumë aty.
Gjithsesi që edhe opozita do të donte ta fuste Thaçin në gjumë, por një gjë të tillë e bëri vetëm udhëtimi i tij i gjatë, i cili si duket e ka lodhur edhe Thaçin, që njihet si një politikan me kondicion të mirë fizik dhe politik.
Telegrafi më vonë do të sjell edhe një video, ku shihet Thaçi duke u ngritur pas aterimit të aeroplanit në Prishtinë.
Më heret Thaçi kishte postuar në profilin e tij në Facebook një foto gjatë udhëtimit nga SHBA, ku shihej në aeroplan me pasagjerë, e ku kishte shkruar se “… pjesa më e mirë e çdo udhëtimi – kthimi në shtëpi tek familja dhe bashkëbisedimi rrugës me diasporën tonë”. /Telegrafi/