Rusia ka premtuar se do të intesifikojë sulmet ajrore kundër objektivave të Shtetit Islamik në Siri, dukë shtuar se bombardimi ka dobësuar ndjeshëm militantët e ISIS-it.
Një zyrtar ushtarak rus tha se në mes të militantëve të ISIS-it ka filluar të ndjehet paniku, duke shtuar se militantët e ISIS-it tashmë kanë filluar të dezertojnë, raporton BBC, transmeton Gazeta Blic.
Megjithate, Britania ka deklaruar se sulmet ajrore të Rusisë janë duke u kryer në mbështetje të presidentin sirian Bashar al-Assad, ndërsa të njejtin mëndim ndajnë edhe vendet tjera perëndimore të cilat kanë deklaruar se Rusia nuk është goditur militantët e ISIS-it.
Një gjë të tillë e ka mohuar Moska. Raportimet nga sulmet ajrore në Siri kanë deklaruar se gjatë sulmeve ajrore ruse një numër i madh i civilëve kanë mbetur të vrarë.