Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka kërkuar nga homologu rus Vladimir Putin që të rishqyrtojë fushatën e bombardimeve në Siri.
Në një intervistë për Al-Jazeera arabisht, Erdogan shprehu zemërimin e tij rreth sulmeve ajrore që Rusia u bën militantëve të moderuar, ndërsa ka deklaruar se do të sulmojë militantët e Shtetit Islamik.
“Unë do të flas më Putinin dhe do e shpreh shqetësimin tim në lidhje me këtë çështje,” tha ai, transmeton Gazeta Blic.
“Përderisa ne jemi dy vende mike, une do e pyes atë hapur në lidhje me hapat e mëtutjeshëm,” shtoi ai.
Erdogani është ankuar edhe për numrin e madh të refugjatëve që janë duke qëndruar në Turqi, ndërsa ka shtuar se numri i tyre mund të rritet pas sulmeve ajrore të Rusisë.
“Ne jemi ata që jemi duke u përballur me problemet e rajonit. Rusia nuk është në kufi me Sirinë dhe unë jam i tronditur me atë që është duke ndodhur,” tha Erdogan, transmeton Gazeta Blic.
“Ne jemi duke i mbajtur dy milionë njerëz dhe jo Rusia…mbi të gjitha dua të kuptoj se pse Rusia është e interesuar në Siri,” shtoi ai.
Erdogan tha se Moska e kishte informuar Ankaranë përmes një letre që sulmet ajrore do të jenë kundër militantëve të Shtetit Islamik, por Erdogani e ka akuzuar Moskën që sulmet ajrore janë duke u vetëm kundër forcave të moderuara siriane që kundërshtojnë regjimin e presidentit Bashar al-Asadit.
“Ata po mbyllin karshi civilëve të vrarë,” tha Erdogani.
Rusia dhe Turqia për një kohë të gjatë janë në mosmarrëveshje rreth krizës në Siri. Përderisa Moska vazhdon të mbështesë presidentin sirian, Bashar al-Assad, Ankaraja bën thirrje për dorëheqjen e Assadit, të cilën e sheh si zgjidhje të vetme të konfliktit në Siri.