Lajmet e fundit
Qeveria s’di gjë për takimin e 13 tetorit në Bruksel (Video)

Qeveria s’di gjë për takimin e 13 tetorit në Bruksel (Video)

Qeveria e Kosovës nuk është në dijeni nëse më 13 tetor pala kosovare do të shkojë në Bruksel për të diskutuar më palën serbe. Në Qeveri thonë se tani për tani nuk kanë marrë asnjë ftesë për këtë.
Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, thotë se në Qeveri nuk kanë asnjë informatë të tillë. Ndërsa, nuk është përgjigjur nëse do të pranonin të shkonin në bisedime të reja pas situatës së krijuar në vend.

Një ditë më parë, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, në Forumin e pestë të Sigurisë në Beograd, ka deklaruar si bisedimet do të vazhdojnë më 13 tetor të këtij viti. Ai ishte i bindur se dallimet më palën kosovare do të tejkalohen në mënyre paqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.