Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës Besnik Tahiri, fillojë prezantoi të enjten projektet kapitale që lidhen me menaxhimi i investimeve infrastrukturore dhe sigurinë njerëzore, më konkretisht prezantimi i planit për nënkalimin që lidh lagjen Dardania me Emshirin.
Duke folur për investimet kapitale dhe sigurinë njerëzore, Tahiri theksoi se kryeqyteti mund të quhet modern vetëm në rast se infrastruktura bazike dhe ajo përcjellëse përmbush nevojat elementare të qytetarëve, por dhe ka si qëllim primar krijimin e një ambienti lehtësisht të qasshëm, të sigurt, të shfrytëzueshëm, dobi-prurës, dinamik, estetik dhe mbi të gjitha që ruan jetën e qytetarit.
Investimet kapitale, cilësore dhe të qëndrueshme komunale janë treguesi më i mirë i zhvillimit, i qeverisjes së përgjegjshme, i kulturës së bashkëpunimit, dhe i pëlqimit apo kundërshtimit të qeverisjes nga ana e qytetarëve.
“Ne synojmë që përmes ngritjes së kapaciteteve institucionale për Partneritetit Publiko Privat-PPP, të krijojmë parakushte të favorshme dhe siguri të plotë për shfrytëzim të dhe gjenerim të zhvillimit ekonomik e kjo arritjet nëpërmes menaxhimit të integruar të të gjitha investimeve infrastrukturore”, tha ai.
Tahiri theksoi se investimet që ruajnë jetën e qytetarit janë prioritete në investime.