Situata aktuale poltike në të cilën po ndodhet vendi, mund të provokojë zgjedhje të jashtëzakonshme. Ishte kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili gjatë ditës së sotme ka qendruar në Suharekë, ku ka deklaruar se në rast se se Kosova do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse kryeministri Isa Mustafa nuk tërheq nënshkrimet për Asocacionin e Komunave dhe demarkacionin me Malin e Zi.
Analistët politikë vlerësojnë se një gjë e tillë edhe mund të ndodh në rast se pozita së bashku me faktorët ndërkombëtarë, nuk arrinë që të krijojë një marrëveshje me opozitën.
Artan Muhaxhiri, analist politik I ka thënë portalit Indeksonline se vendi po kalon nëpër një krizë politike dhe se dalja nga kjo gjendje nuk është e lehtë.
“Është e qartë se jemi në një krizë poltike, dhe se dalja nga kjo gjendje nuk është e lehtë. krejt kjo varet nga intensiteti i qendrimeve të opozitës. Me siguri se do të ketë edhe oferta për dialog, qoftë nga Presidentja, qoftë nga partnerët tanë ndërkombëtarë, qoftë edhe nga qeveria, por çështja është se deri ku janë cijat e kuqe të opozitës”, ka thënë Muhaxhiri.
Analisti Muhaxhiri ka vlerësuar se nëse jeta politike në Kosovë vazhdon të jetë në këtë gjendje, zgjedhjet e parakohshme janë një tjetër opsion i cili duhet ta ndryshojë gjëndjen në vend.
“Nëse jeta politike paralizohet, atëherë zgjedhjet e përgjithshme do të jënë njëri ndër opsionet më realiste për të dalë nga kriza, pasi që nuk do të ishte në rregull që të vazhdonte pafundësisht kjo bllokadë. Mirëpo, me siguri që do të fillojnë presionet, qoftë direkte apo indirekte edhe ndaj opozitës.@, ka thënë Muhaxhiri.
Ai ka shtuar se pozita është e obliguar që t’i ofrojë opsione opozitës, për ti ndryshuar qëndrimet e saj, derisa pret që nga java që vjen të fillojnë edhe presionet nga ana e Presidentes, ndërkombëtarëve dhe vet pozitës.
“Edhe pozita është e obliguar që ti ofrojë opsione opozitës për t’u larguar nga qendrimet aktuale, por në bazë të deklaratave aktuale të opozitës ata nuk do të lëvizin nga këto qendrime, mirëpo nga java tjetër pritet që të fillojnë edhe presionet e para”, ka thënë Muhaxhiri.