Shpeshherë, marrëdhëniet private “zvarriten” kur, në të vërtetë, duhet të përfundojnë. Ja cilat janë sinjalet e alarmit që duhet t’i mbani parasysh nëse jeni në një lidhje me probleme dhe jo të lumtur.
Pritja seksuale
Ndodh më shpesh nga sa besohet: pritja e madhe seksuale është një nga arsyet themelore për të zgjatur një marrëdhënie që, në të vërtetë, ka arritur drejt fundit. Marrëdhëniet seksuale janë aq shumë të rëndësishme, saqë ndonjëherë, çiftet nisin të aludojnë se poshtë çarçafëve mund të zgjidhen probleme të rëndësishme prej të cilave vuan njëri apo tjetri partner, apo ndoshta edhe të dy. Duke besuar (gabimisht) se nuk do të jenë kurrë në gjendje të gjejnë një partner kaq perfekt nga pikëpamja erotike, çojnë përpara vetëm një marrëdhënie dhe bashkëjetesë fizike!
Dembelizmi
Nuk është fjala për përtesën e të filluarit të palestrës, për të dalë shëtitje në këmbë… Përtacia në një marrëdhënie bëhet më e rëndë kur nga një çift besohet se “jemi mirë” dhe se “ndihemi në lartësinë tonë”, ndërkohë që “fishekzjarrët” kanë mbaruar me kohë dhe askush nuk është i interesuar t’i ndezë sërish. Çfarë ndodh atëherë?
Metaforikisht, fjalë për fjalë, ulen mbi marrëdhënie, e cila përpara fytyrës së tyre rrjedh si një lumë i qetë, pa ndonjë të veçantë dhe mbi të gjitha, pa lumturi. Janë raste në të cilat historitë ecin përpara për inerci dhe të dy personat janë të përfshirë në harresën e arsyes se përse duhet të qëndrojnë bashkë!
Mirënjohja
Shpesh, fakti që partneri/partnerja juaj ju ka qëndruar pranë në një moment veçanërisht të vështirë të jetës suaj, bëhet “thikë me dy presa”: mirënjohja që ndjeni ndaj tij/saj, kthehet në një bumerang, ju ndalon të ndaheni, edhe pse mund ta keni kuptuar se marrëdhënia ka shkuar drejt fundit. Ndërkohë, mos u ndjeni në siklet kur e dini se ai/ajo ju do ende dhe ju qëndroni me të vetëm për të mos e lënduar: në fakt, kështu do të vuani edhe më shumë!
Fëmijët
Në morinë e justifikimeve të çifteve, për të mos i dhënë fund marrëdhënies së tyre të dështuar, janë edhe fëmijët. Frika se këta të fundit mund të vuajnë, i bën prindërit të kenë një vizion më të qartë dhe afatgjatë për situatën dhe kjo bënë që pashmangshmërisht, e gjithë familja të zhytet në një rreth të keq vicioz, që nuk ndihmon askënd. Për këtë fakt, shpeshherë janë fëmijët ata të cilët dëshirojnë ndarjen, për t’u dhënë fund vuajtjeve dhe grindjeve.
Frika nga vetmia
Janë të shumta çiftet të cilët kanë frikë të ndahen, për të mos mbetur vetëm, kur në të vërtetë janë vetëm! Nëse mes jush nuk funksionon asgjë, nuk ka vend për frikë, shkuan Shqip. Pasi të jeni përpjekur me të gjitha mënyrat, por pa marrë asnjë rezultat, atëherë duhet të besoni se një jetë e re do të jetë më e mirë nga ajo në të cilën gjendeni. Paradoksi është se sa më shumë ta shtyni ndarjen, aq më i keq do të jetë ndikimi me realitetin e jashtëm.
Familjet përkatëse
Edhe familjet e çifteve, gjithnjë e më shumë, po bëhen shkak i një situate private që nuk funksionon më. Prindërit e secilës palë, duke dëshiruar më të mirën e fëmijës së tyre, pa e kuptuar, ndikojnë për keq – çiftet ndonjëherë nuk ndahen për respekt të tyre. Ndaj, është e rëndësishme që të reflektoni për të gjitha ato që thamë më lart, në mënyrë që të gjeni një zgjidhje të menjëhershme, e cila do t’jua pakësojë vuajtjen, në rast se po përjetoni një marrëdhënie private me probleme!