Lajmet e fundit
Ndryshimet fiskale vetëm për mbushje të arkës së shtetit!

Ndryshimet fiskale vetëm për mbushje të arkës së shtetit!

Nga 1 shtatori i këtij viti ka filluar zbatimi i pakosë së re fiskale, e cila gjatë muajit të parë vlerësohet se ka shkaktuar një lloj kaosi sa i përket zbatimit të ndryshimeve.

Edhe pse zyrtarët kompetent thonë se pakoja e re fiskale do të ketë ndikim në uljen e çmimeve dhe do t’ua lehtësojë jetesën qytetarëve, njohësit e çështjeve ekonomike e kundërshtojnë një pohim të tillë duke thënë se në praktikë nuk po ndodhë që të ketë ulje të çmimeve.

Madje sipas njohësve të çështjeve ekonomike, qeveria i ka bërë këto ndryshime vetëm për ta rritur arkën buxhetore, e jo për të ndihmuar bizneset dhe konsumatorët. Ka mjaft shembuj konkret që dëshmojnë që në start se pakoja e re feskale e ka ngritur kosoton e jetesës.

Ardita Dushi, këshilltare politike e ministrit të Financave, Avdullah Hoti, thotë se ligjet e pakos fiskale, që kanë hyrë në fuqi më 1 shtator 2015, kanë dhënë efektet e para. Sipas saj, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka autorizuar 53 kompani për lirim nga TVSH në importin e lëndëve të para.

????????????????????????????????????

“Në lirimin e importit të lëndëve të para kanë përfituar 25 kompani, të cilat kanë importuar lëndë të para në vlerë prej 1.8 milion euro. Vlera e TVSH-së së liruar ka qenë 324,632 euro. Gjatë muajit shtator, 23 kompani kanë shfrytëzuar mundësinë për import të linjave dhe makinerive dhe kanë importuar mallra në vlerë prej 1.6 milion euro. Vlera e TVSH-së së liruar ka qenë 287,397 euro”, ka thënë ajo.

Më tej ajo thekson se politikat e reja fiskale që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës kanë për qëllim krijimin e një ambienti më të mirë për biznes, nxitjen e investimeve të reja dhe punësimit, promovimin e sektorit të teknologjisë informatike dhe adresimin e disa çështjeve sociale.

Përfaqësues të shoqërisë civile vlerësojnë se rritja e TVSH-së nga 16 në 18% është bërë me qëllim që të krijohen të hyra më shumë në buxhetin e Kosovës, e jo aq shumë të përfitojnë bizneset, ndërsa më të goditurit me këto ndryshime po dalin qytetarët, pasi shumica e artikujve janë shtrenjtuar, pasi në Kosovë dominojnë prodhime nga eksporti.

agron-Demi

“Pako e re fiskale do t’i rrit çmimet për konsumatorë dhe atë e kemi vërtetu në bazë të analizave tek shporta e konsumatorit që llogaritet prej Agjencisë së Statistikave. Kjo për neve ka qenë pak shqetësuese”, ka thënë Agron Demi, drejtues i Institutit GAP, gjatë një tryeze lidhur me zbatimin e pakos së re fiskale.

Qeveria e Kosovës është deklaruar se këto reforma po ndërmerren për lehtësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve dhe të bizneseve, në anën tjetër ka parapa të hyra buxhetore shtesë, e që sipas Demit, kjo nënkupton se këto të hyra buxhetore shtesë do ta dëmtojnë biznesin, por edhe qytetarin si konsumator.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Nahit Sharku, ka thënë për KosovaLive se të gjitha ndryshimet që janë bërë, qëllim kryesor kanë pasur  që biznesit t’i lehtësohet procesi i të bërit biznes, e jo mbushja e arkës së shtetit.

nahit-sharku

“Kjo ngritje ka të bëjë me një balancim dhe assesi të krijohen më shumët të hyra, por të mos bëjmë ndonjë veprim për të cilin mund të rrezikojmë qëndrueshmërinë e fiskale. Duhet ta kemi parasysh edhe një kusht se institucionet tona janë përcaktuar për integrime evropiane dhe norma kur ne duhet të jemi pjesë e BE-së duhet të jetë mbi 20%. Më mirë është që të shkojmë gradualisht nga ai 20%, sepse është kusht”, ka thënë Sharku.

Ai ka theksuar se kjo pako fiskale është kërkuar qe 15 vite nga bizneset, e cila u është futur tashmë në zbatimofruar, ndërsa shton se nuk mund të thuhet se kjo pako s’është asgjë.

“Si nuk është asgjë? Deri tani kemi 40 biznese që kanë marrë autorizim që të importojnë pa paguar asnjë obligim në kufi dhe se çdo ditë vijnë kërkesa të reja. Besoj që kjo është më e mira që është bërë deri më tani. Lista e produkteve me normën 8% është listë e kufizuar, por besoj që efektet e para janë pozitive dhe ministri i Financave ka të drejtë ta zgjerojë këtë listë, sepse ajo listë është rezervë që i është lënë në kompetencë të ministrit. Nëse nuk prek qëndrueshmërinë fiskale, atëherë propozohet ministri që të rritë numrin e produkteve”, thotë Sharku.

Sipas tij, si grup punues nuk kanë guxuar t’i propozojnë ministrit produkte më shumë se ato që janë futur fillimisht, sepse rrezikohet qëndrueshmëria fiskale.

“Nuk mund ta shkatërrojmë shtetin që të dalim e të dukemi bukur para konsumatorit, sepse, pastaj do të kemi indirekt më shumë probleme”, ka thënë Sharku.

Ndryshimet e pakos së re fiskale se a do të ndikojnë në përmirësimin e jetesës së qytetarëve, kur që në fillim të zbatimit të saj kanë filluar ankesat për rritje të çmimeve, Sharku thekson se qëllimi i pakos fiskale është që të krijojë kushte për t’u ulur çmimet, sepse sipas tij, shteti nuk mund t’i diktojë çmimet, por pakoja e re fiskale do të krijojë kushte për bizneset për t’i ulur çmimet.

“Nëse biznesi sot paguan TVSH për rrymë 50% më pak, po ashtu më pak për mbeturina, ujë, e për të gjitha shpenzimet fikse mujore, normalisht që kjo do të ndikojë në koston e tij që t’i ulë edhe ai çmimet”, ka thënë Sharku.

Si shembull ai ka marrë uljen e TVSH-së nga 16 në 8% për bukën që nuk mund të ndikojë në zbritje të çmimit të saj nga 30 në 15 centë, por thotë se TVSH-ja merr pjesë me 2-3 centë.

“Nuk mund të presim ulje të çmimit të bukës në 15 centë, sepse është ulur TVSH-ja e jo komplet çmimi”, thotë ai.

Sharku ka siguruar se pas muajit shtator do të vërehen efektet e ndryshimeve fiskale, kudo të ketë edhe ulje të çmimeve të produkteve.

 

Ndryshimi i normave të TVSH-së, lojë si “rokada në shah”

Zyrtarët e Bankës Botërore – Zyra në Kosovë kanë konstatuar se me ndryshimet e pakos së re fiskale lehtësira për qytetarët mund të ketë tek faturat e shërbimeve publike, derisa tek ato private nuk është parë ndonjë ndryshim.

Profesori universitar i ekonomisë, Musa Limani, ka thënë për KosovaLive se çështja e TVSH-së si instrument i politikës fiskale dhe i politikës së zbatuar ekonomike paraqet një instrument shumë të rëndësishëm në duar të qeverisë, e cila nëpër mes saj bën politikë zhvillimore makroekonomike.

Ai konstaton se ndryshimi i normave të TVSH-së nuk paraqet reformë fiskale, ngase sipas tij, ajo është vetëm një lojë, sikurse “rokada në shah”. Për të bërë një reformë në politikën fiskale, ai ka thënë se qeveria është dashtë ta ketë një analizë paraprake se cilat janë efektet pozitive dhe negative me ndryshimet e këtyre normave, përkatësisht të uljes së normës për produktet më elementare prej 16-8% dhe për të tjerat në ngritje prej 16 në 18%.

musa-limanii

“Këtë nuk e ka bërë. Prandaj analizat ekonomike dhe vet praktika tregon se në këtë rast më tepër u është hedhur hi syve edhe konsumatorëve e edhe bizneseve vendore, për arsye se asnjëra s’kanë përfituar sa duhet”, ka theksuar Limani.

Sipas profesor Limanit, nëse konsumatorët kanë përfituar se disa produkte elementare janë liruar, kjo nuk ngre peshë në krahasim me shpenzimet, ose me produktet tjera të cilat i nevojiten konsumatorit për të jetuar.

“Këto produkte nuk i blejnë vetëm ata që kanë paga të ulëta që thotë qeveria se këtë e kenë bërë pikërisht për ata që kanë paga të ulëta. Mirëpo produktet si, buka, vaji, sheqeri, etj, i konsumojnë edhe ata që i kanë pagat e larta dhe se nuk qëndron ky konstatim i qeverisë.

Marrë në përgjithësi nuk ka ndonjë lehtësim, mirëpo këto ndryshime janë bërë me të vetmin qëllim të rritjes së burimeve të mjeteve buxhetore. Prandaj rrita e normës së TVSH-së prej 16 në 18% ngrit çmimin e kostos, i cili automatikisht ngrit çmimet, ndërsa ngritja e çmimeve shprehet në inflacion. Pritet inflacioni dhe i cili godet ata të cilët kanë të ardhura të ulëta”, ka vlerësuar Limani.

Ai tutje ka theksuar se në praktik nuk po ndodhë që të ketë ulje të çmimeve dhe se sipas tij, këto ndryshime të filluara nga 1 shtatori nuk po funksionojnë. Sipas tij, është bërë një kaos sa i përket zbatimit të këtyre ndryshimeve, ndërsa në aspektin social, shporta e konsumatorit gjithnjë do të jetë më e vogël, kurse bizneset do të ngulfatën në ngarkesa fiskale.

Pakoja fiskale me ndryshime përfshin: Lirimet në importim nga pagesa e TVSH-së për linjat e prodhimit dhe makineritë prodhuese, lëndën e parë që shfrytëzohet për prodhim, pajisjet e teknologjisë së informacionit, pajisjet dhe materialet të importuara për nevojat e mediave të shkruara dhe elektronike;

Pushimet tatimore që mund të përfitojnë bizneset varësisht nga niveli i investimeve, numri i vendeve të punës që krijojnë, sektori ekonomik, regjioni etj.

Zvogëlimi i normës së TVSH-së për një numër të konsiderueshëm të produkteve bazike: ujë, energji, ngrohje qendrore, mbledhje e mbeturinave, drithëra, miell, bukë, vaj, qumësht, kripë, vezë, pajisje teknologjike, barna etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.