Lajmet e fundit
Kusari-Lila takim me banorët e fshatit Dobrosh

Kusari-Lila takim me banorët e fshatit Dobrosh

Kandidatja për Kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka vizituar fshatin Dobrosh ku u prit nga një numër i madh i banorëve.

Fillimisht Kusari- Lila ka thënë se sa herë viziton fshatrat e Rekes së Keqe dhe Lugut të Caragojes ajo e vërteton faktin se ky rajon ka potenciale reale për eko-turizmin si një mundësi krijimi edhe për vende të reja të punës dhe zhvillim të përgjithshëm.

“Është e domosdoshme që t’i tregoj bashkëqytetarëve të mi se pse është e rëndësishme pjesëmarrja në këto zgjedhje, sepse nuk mundemi me kalua proces pas procesi duke u marr me rrugët,ujin dhe kanalizimin dhe ti harrojmë gjërat që kanë të bëjnë me shkollimin, punësimin dhe zhvillimin tonë. Infrastruktura është obligim i qeverisjes dhe nuk mundë të jetë premtim elektoral, kjo qeverisje ka dëshmuar se nuk e dëshiron zhvillimin ekonomik. Komuna e Gjakovës nuk ka ndarë pronë për zonën e lirë ekonomike , më ka penguar për Qendrën inovative pengesa këto që nuk i kam pas as në komunat e Shtërpcës dhe Graqanicës dhe se kam besuar se një gjë mundet me ndodh në vendlindjen time. Në të gjitha bashkëpunimet që i kemi kërkuar nga Komuna e Gjakovës për informata rreth lehtësimit të bizneseve përmes granteve përgjigjja ka qenë zero. Sot e kemi një kryetar komune i cili deklaron se ka trefishuar zhvillimin në Komunën e Gjakovës, zhvillim ky që s’po vërehet askund. Më duhet tju them se në vitin 2009 të njëjtit më kanë ofenduar dhe kanë ardhur te ju duke nxitur ndasi, duke ju thënë se nuk e dua fshatin dhe ky ka qenë ofendimi më i madh që më është bërë mua dhe familjes time ndonjëherë. Të njëjtit po vazhdojnë edhe sot të mbjellin përçarje por është e kot sepse këto akte të ulëta nuk i lejon as etika ime personale, as partia për të cilën garoj, ne nuk jemi parti e ndasive, nuk jemi parti as e rajoneve. Ne jemi ata që nuk e ndajmë Kosovën në Dukagjin dhe Drenicë, ne jemi ata që asnjëherë nuk e kemi ndarë Gjakovën as në bazë të rajoneve, as në bazë të religjioneve dhe për më shumë jemi gjithmonë të gatshëm që ti izolojmë këto ndasi që po i promovon kundërshtari”.

Banorët e fshatit Dobrosh shprehen pakënaqësitë me pushtetin aktual veçmas për mungesë të ndriçimit dhe trotuareve për 4 km rrugë në të cilën kalojnë fëmijët e këtij fshati për të shkuar në shkollë.

Problemet bazike, uji, kanalizimi, ujitja dhe trotuaret dhe ndriçimi i dëmtuar ende e rëndojnë këtë rajon. Brenda mandatit tim të parë do të kryhen projektet e infrastrukturës. Më shumë, do të punojmë intensivisht me banorët e anës të zhvillojmë bujqësinë, përmirësojmë ambientin dhe shtretërit e lumenjve dhe zhvillojmë eko turizmin. Për projekte konkrete për të rinjtë e kësaj ane do të takohemi prapë pas disa ditësh.

Ndërkaq në Mitrovicë kandidatit për KK të Mitrovicës, Agim Bahtiri është takuar me “Bordin drejtues të Shtëpisë së mallrave”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.