Lajmet e fundit
Lutfi Haziri me formulë për zgjidhjen e ngërçit!

Lutfi Haziri me formulë për zgjidhjen e ngërçit!

Kryesia e Kuvendit është përgjegjëse për të zhbllokuar punën në Parlament. Aty janë të gjitha grupet politike. Veprime tjera s’mund të merren. Në këtë mes s’ka çka ndërhyn Presidentja e Qeveria. Kjo situatë s’e çon Kosovën në zgjedhje të reja. Kalendari zgjedhor i Kosovës s’duhet të ndikohet nga zgjedhjet në Serbi. Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, flet për Express.

Express: Pas bllokadës së opozitës s’kemi parë ndonjë veprim të koalicionit LDK-PDK. Cila duhet të jetë zgjidhje për të zhbllokuar punën e Parlamentit?
Lutfi Haziri: E vetmja zgjidhje politike për të përballuar situatën e re pas sjelljes bllokuese të opozitës është Kuvendi i Republikës. Kuvendi i Republikës është organi më i lartë Kushtetues, edhe përfaqësues. Deputetët e kanë për obligim që aty zgjidhin problemet duke marrë pjesë në agjendë politike e debat politik e jo duke përdorë masa bllokuese, duke përdorur masa imituese për Kuvendin e Republikës. Aty ka edhe kod të sjelljes, ka edhe kod të veshjes dhe duhet politikisht të respektohet në mënyrë që të ruhet autoriteti kushtetues që ka sot Kuvendi dhe deputeti në emër të qytetarëve.

Express: Si tejkalohet kjo bllokadë? Duke larguar deputetët e opozitës me forcë?
Lutfi Haziri: Asnjë masë. Përkundrazi, Kryesia e Kuvendit ka një detyrë jashtëzakonisht të rëndësishme. Ajo e koordinon punën dhe rendin e punës dhe agjendën e Kuvendit. Kryesia e Kuvendit është gjithëpërfshirëse politike që përfshinë edhe grupet etnike. Praktikisht, të gjithë që janë në Parlament janë të përfaqësuar në Kryesi. Kryesia e Kuvendit duhet të ulët 24 orë, 7 ditë dhe me gjet mënyrën, rrugën dhe me gjet mundësinë për të debllokuar punën. Sepse Qeveria nuk ka asnjë të drejtë kushtetuese me ndërhy në punën e Kuvendit. Sikur që Kuvendi duhet të respektojë rendin e punës dhe kalendarin punues që është miratuar nga ana e Kryesisë së Kuvendit. Prandaj, Kryesia s’mund ta gjuajë topin as te Presidentja, as te Qeveria dhe as te ndonjë organ tjetër, pos që duhet të ulen në sallë dhe të diskutojnë, debatojnë dhe të gjejnë zgjidhje politike për tejkalimin e situatës.

 Prandaj, Kryesia s’mund ta gjuajë topin as te Presidentja, as te Qeveria dhe as te ndonjë organ tjetër, pos që duhet të ulen në sallë dhe të diskutojnë, debatojnë dhe të gjejnë zgjidhje politike për tejkalimin e situatës.

Express: Sa janë gjasat që kjo situatë të prodhojë zgjedhje të reja?

Lutfi Haziri: Nuk po provokohen zgjedhje të reja, por, është bllokuar. Provokimi për zgjedhje ka qenë i mëhershëm. Praktikisht, në Kuvend, politikisht po “detyrohen” të stimulojnë zgjedhje të reja. Nuk shoh opsione që e nxjerr nga situata asnjë palë zgjedhje të jashtëzakonshme në vendin tonë. Përkundër, që dikush po e sheh zgjedhjet në dhjetor në Serbi si masë për të organizuar zgjedhje edhe në Kosovë. Nuk duhet në asnjë mënyrë të lejohet një kalendar tjetër zgjedhor të lidhur me shtetet në regjion dhe me asnjë vend tjetër. Kosova e ka kalendarin zgjedhor dhe ai duhet të respektohet. Duke harxhuar të gjitha mjetet politike, juridike debati i brendshëm është rruga e vetme që e nxjerrë normalizimin e punës së Kuvendit.

salla e Kuvendit ku deputetët punojnë ka sovranitet. Dhe, ai sovranitet s’mund të shkelet nga askush që përfshin rolin bllokues të deputetit apo deputetëve

Express: Si e keni parë rolin e PDK’së në krejt këtë situatë dhe të Kryetarit të Kuvendit?

Lutfi Haziri: Në radhë të parë, salla e Kuvendit ku deputetët punojnë ka sovranitet. Dhe, ai sovranitet s’mund të shkelet nga askush që përfshin rolin bllokues të deputetit apo deputetëve. Kuvendi, Kryetari i saj dhe Kryesia ka mjete dhe mekanizma politik e ligjor për të normalizuar punën e Kuvendit. Në asnjë mënyrë s’duhet parë opsione apo alternativa tjera. PDK, si parti në qeverisje, natyrisht, ka peshën politike për të ndikuar në zgjidhjen e kësaj situate. Por, jo vetëm përmes Kryetarit të Kuvendit, por edhe përmes Nënkryetarit, Shefit të Grupit Parlamentar, përmes Grupit Parlamentar dhe mekanizmave tjerë politik që janë në Kuvend të Republikës.

PDK, si parti në qeverisje, natyrisht, ka peshën politike për të ndikuar në zgjidhjen e kësaj situate. Por, jo vetëm përmes Kryetarit të Kuvendit, por edhe përmes Nënkryetarit, Shefit të Grupit Parlamentar, përmes Grupit Parlamentar dhe mekanizmave tjerë politik

Express: Shumëkush po e sheh këtë bllokadë edhe si veprim inatçor të Albin Kurtit, Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt ndaj Isa Mustafës dhe veprimeve të tij në kohën e VLAN’it?

Lutfi Haziri: Në politikë, dy veprime e dëmtojnë interesin politik apo formacionit politik është: inati politik dhe inercioni politik. Unë po shoh veprime me inati dhe veprime me inercion politik, por që nuk munden të barazohen me veprimin politik që LDK’ja ka pasur vitin e kaluar në bashkëpunim me grupet politike në atë kohë që është emëruar si VLAN. Ajo situatë dhe krizë politike është zgjidhur me marrëveshje politike ku LDK ka pasur rol konstruktiv. Nuk ka çka barazohet me asgjë tjetër pos me një veprim politik, i cili vendit stabiliteti dhe normalitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.