Dy udhëheqësit kryesor të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu kanë udhëtuar me Business Class nga Aeroporti i Prishtinës. Kështu të paktën pretendon një qytetarë, ku e ka publikuar një fotografi të tyre nga Aeroporti “Adem Jashari”.
Drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, janë ata që në vazhdimësi kanë kritikuar qeveritarët e ndryshëm që po udhëtonin me Business Class drejt vendeve të ndryshme, duke e zhvatur kështu buxhetin e shtetit.
Për më tepër ju sjellim edhe fotografinë e publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet se dy drejtuesit e Komunës së Prishtinës udhëtuan me bileta shumë më të shtrenjta.