Lajmet e fundit
Profesori i sllajdeve

Profesori i sllajdeve

Shkruan: Musa Preteni

Atmosfera është ngazëllyese. Në fytyrën e tyre shihet lumturi dhe buzëqeshje e përzier me një drojë. Dicka e madhe po fillon për ta. Sfida që kanë përpara është e pakaluar ndonjëherë më parë. Lumturia dhe droja po e përcjellin secilin që gjendet para atij objekti aq të madh që ngjall ndjenjën e sfidës së madhe që secili duhet ta kalojë për 3 vitet e ardhshme. Secili po hyn në sallën e madhe, dhe aty ngadalë ulëset e shumta po mbushen. Kjo dallon nga klasat e shkollës se mesme me pak persona. Salla mbanë brenda më shumë së 200 të rinj plotë shpresë, energji, vullnet e drojë në të njëjtën kohë. Pas një vështrimi të shkurt mbi atë që i rrethon të rinjtë plotë energji fillojnë njoftimin me njëri – tjetrin. Por këtë fillim të bashkëbisedimeve e ndërpren zhurma që po lëshon ecja e një personi veshur me kostum prej seriozi. Syzet dhe shikimi i tij prej një burri të rëndë sikur bënë që fytyrat e të rinjve të ndryshojnë. Duket sikur kanë parë dicka të paparë më parë. Burri me shikim të rëndë po ecë drejt tavolinës që është e rezervuar gjithmonë për të. Me të mbërritur tek vendi i tij mbi tavolinë vendos një cantë, e cila tërheqë vëmendjen e të gjithëve madje edhe kureshtjen. Burri me shikim të rëndë që s’po ndryshon gjë në qasjen e tij nuk po nxjerrë as edhe një fjalë të vetme. Fillon dhe hap cantën nga ku del një notebook që ngjallë akoma kureshtjen e të rinjve. Kompletimi i kabllove dhe fillimi i punës së kompjuterit të vogël merr disa minuta. Kur gjithcka përfundon për të tërhequr vëmendjen e audiencës burri me shikim të rëndë lëshon një kollitje që disa i zgjon nga molisja për shkak të pritjes së gjatë. Fillon me përshendetje dhe mirëseardhje për të gjithë. Vazhdon me prezantim personal dhe menjëherë tregon mbi titujt akademikë që mbartë. Me krenari thekson: Doktoraturën kam përfunduar në perëndim. Sikur dëshiron ta përforcojë atë që mbartë me vete. Vazhdon e lexon tituj të punimeve e librave “shkencor”, duke ngjallë ngazëllim tek të rinjtë energjik. Shikimi i rëndë nuk bie më mbi audiencën rinore, por mbi sllajdet e kompjuterit që po e përcjellin cdo fjalë të profesorit. Këtë nuk e vëren askush, sepse të gjithë po numrojnë tituj “shkencor” e vepra të publikuara. Secili po ëndrron shpejtë e shpejtë në mendjen e tij që një ditë të jetë i tillë. Në anën tjetër sllajdet po përcjellin pothuajse edhe frymmarrjen e “akademikut” të shekullit XXI. Ai kompjuter i vogël duket të jetë vet jeta e tij. Duket që përcakton secilën fjalë të profesorit perëndimor. Duket se frymmarrjen e merr nga aty. Kjo gjendje dhe metodë përcolli për 3 vite atë gjeneratë vullneti, energji e shpresë e që në fundi doli pa shpresë, pa vullnet e energji.

Ky është profesori i Universitetit të Prishtinës, ky është profesori i sllajdeve, ky është profesori i shekullit XXI.

Leave a Reply

Your email address will not be published.