Lajmet e fundit
Si e gjeti 1 Tetori Universitetin e Prishtinës?

Si e gjeti 1 Tetori Universitetin e Prishtinës?

Shkruan: Pajtim Durimishi

Kryetar i Këshillit të Studentëve të Fakulteteti Filozofik

Një Tetori, dita e fillimit të studimeve, padyshim është njëra nga momentet e veçuara për çdo të ri i cili ka zgjedhur rrugën e dijes e të emancipimit.

Universiteti i Prishtinës, si institucioni kryesor, jo vetëm i arsimit universitar, paraqet padyshim rrugën që kanë trasuar breza të tërë, që nga themelimi i tij e deri në çlirim, nga çlirimi e deri më sot. UP-ja ka kalitur djemtë dhe vajzat më të mira, që pavarësisht okupimit dhe masave represive u shkolluan dhe u edukuan sa bashkmoshatarët e tyre të Evropës, pavarësisht se këta të rinjë bartën barrën kryesore të luftës për çlirim.

Ashtu siç ka ndryshuar rrethanat shoqërore edhe Universiteti i Prishtinës ka ndryshuar, UP-ja nuk është më gurthemeli i unitetit kombëtar, ai sot është pasqyrimi më real i ndarjes shoqërore që ka pësuar Kosova. UP-ja është shëndërruar në pazar politik të grupacioneve politike, të cilët ushtrojnë ndikime në të, duke ndikuar në uljen e cilësisë dhe vlerave shkencore.

Para një viti studentët protestuan duke shprehur paknaqesitë se menaxheri i këtij institucioni u përkrah dhe u emerua nga shokët e politikës (pushtetit), mirëpo fyerjet ndaj studentëve protestues nuk rreshtën së ndalur, duke e fyer logjikën e të gjitheve, se studentët protestojnë për inetersa të tyre, shume e drejtë, sepse interesi i studentëve është që universiteti të jetë shembull për të mirë dhe t’i kthehet nami që kishte dikur dhe jo për faj të 4 apo 5 personave të emëruar nga “lartë” të fyhen profesorët, studentët dhe i gjithë universiteti.

Një vit me vonë përplasjet mes menaxhmentit të UP-se dhe dekaneve të njesive akademike shkojnë deri në atë shkallë ku për inate personale (individuale) pëson i gjithë universiteti. Edhe këta e paskan për interesa të tyre sikur studentët një vit më parë. Në kolegje private ekziston ligjërisht një pronar apo ortak, t’a dije rektori, dekanët dhe të gjithë që UP-ja nuk është prone private. UP-ja është e studenteve , e popullit , UP-ja është e te gjithe atyre që ia duan të mirën këtij institucioni dhe këtij vendi.

Të dashur studentë, pavarësisht situatave të tilla si kjo, ky universitet do te vazhdoj të jetë vatra kryesore e dijes së kombit tonë, për këtë ju jeni garantues, prandaj më lejoni që t’iu uroj 1 Tetorin, ditën e fillimit të vitit të ri akademik, duke uruar që ky vit të jetë i sukseshshem për ju dhe për gjithë universitetin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.