Është kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës për shumë vite, dhe asnjëherë nuk dihet saktë se sa pasuri posedon. Naim Tërnëva ndonëse udhëheq një institucion që nuk financohet nga shteti madje nuk dihen as të ardhurat nga vijnë për të, nuk është i ‘detyruar’ të deklaroj pasurinë.
U përfol shumë për punësimin e familjarëve të tij në Bashkësinë Islame të Kosovës e gjetiu, për pasurinë e madhe që posedon ai, por asnjëherë nuk u përfol në shifra. Kjo pasi që ai asnjëherë nuk deklaroj për pasurinë e tij.
Janë fëmijët e tij ata që vazhdimisht në rrjetet sociale publikojnë jetën e tyre luksoze, udhëtimet e shumta e luksin që kanë.Pikërisht jeta e tyre luksoze tregon për pasurinë që ata posedojnë. Nga postimet e tyre shihet se ata janë shumë krenar me babain që kanë. Dy vajzat e tij, Refiqe dhe Lejla janë të mbuluara, ndërsa djali i tij, Haris është martuar po ashtu me një femër të mbuluar.