Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrje të AKI-së është mbledhur sot për të dëgjuar raportimin e inspektorit të përgjithshëm të këtij institucioni pa praninë e anëtarëve nga partitë opozitare.
Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Shkëlzen Sopjani, është duke i raportuar Komisionit prapa dyerve të mbyllura, por takimi është duke u udhëhequr nga zëvendës kryetarja e dytë e tij, për shkak se si kryetari (Haxhi Shala), ashtu edhe zëvendës kryetari i parë (Rrustem Berisha) vijnë nga partitë opozitare të cilat janë duke bojkotuar punën e Kuvendit të Kosovës duke kërkuar që kryeministri Isa Mustafa të tërhiqet nga marrëveshjet me Serbinë të nënshkruara në Bruksel si dhe nga marrëveshja për demarkacion të kufirit me Malin e Zi.