Lajmet e fundit
Musliu: Më kërcënoi Dacici

Musliu: Më kërcënoi Dacici

Ish-lideri politik i UÇPMB-së, Jonuz Musliu, i cili ishte pjesë e delegacionit të Luginës së Preshevës në Beograd, në takimin e së enjtes me kryeministrin serb, Ivica Dacic, ka thënë se ky i fundit nuk është i interesur t’i zgjidhë problemet e shqiptarëve të Luginës.

Musliu ka treguar se Dacic gjatë takimit e ka kërcënuar atë, pasi ky ka kërkuar me ngulm zgjidhjen e statusit të shqiptarëve të Luginës.

“Dacici e humbi kontrollin dhe kaloi në fazën e Millosevicit. Ai më tha se e ka forcën. Unë ia bëra me dije se, edhe pse jam në Qeverinë e Serbisë dhe në Beograd, mund të më arrestosh, por assesi të më frikësosh”, ka deklaruar Musliu në një intervistë për “Epokën e re”.

Ai ka bërë me dije se në takimet e ardhshme do të kërkojnë të jetë i pranishëm edhe faktori ndërkombëtar.

“Takimet e ardhshme patjetër duhet të jenë të organizuara dhe të monitoruara nga faktori ndërkombëtar”, ka thënë Musliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.