Abdylatif Latifi ka ofruar dorëheqje të parevokueshme nga pozita e drejtorit ekzekutiv në spitalin e Gjilanit.
Drejtori i Spitalit të Gjilanit Abdylatif Latifi ka ofruar dorëheqje të parevokueshme nga pozita e drejtorit ekzekutiv në spitalin e Gjilanit.
Latifi ka falënderuar tërë stafin dhe menaxhmentin për bashkëpunim derisa nuk ka dhënë arsyet e dorëheqjes, raporton Rajonipress.
Në një prononcim për rajonipress Latifi ka thënë se të hënën ka ofruar dorëheqjen nga pozita e drejtorit derisa arsyet ka thënë se do i sqarojë më vonë.
Unë tani do t`i kthehem punëve të mija profesionale, që gjatë kësaj periudhe kohore i kam lënë mangut” ka njoftuar Latifi.