Ndonëse leximi është shumë i rëndësishëm, ai nuk ka kuptim nëse gjërat e lexuara nuk mbahen në mend.
Tri elemente specifike që duhet të keni parasysh gjatë kohës së leximit janë:
- Impresionizmi
- Asociacioni
- Përsëritja
Impresionizmi – Impresionoheni me atë që lexoni. Gjatë kohës sa jeni duke lexuar, ndaluni për pak qaste dhe imagjinoni skenën e asaj që lexoni; madje, për ta bërë atë edhe më interesante mund t’i shtoni elemente tjera interesante për ju.
Asociacioni – Përpiquni të lidhni tekstin me gjërat që tashmë i dini. Kjo teknikë përdoret për të rritur efektin e memorizimit dhe konstruktimit të gjërave në kujtesën tonë. Zakonisht është mirë që të bëjmë lidhjen e materialit që jemi duke lexuar momentalisht me gjërat që tashmë i dimë, që i kemi mësuar më parë, e më të cilat jemi të familjarizuar tanimë.
Përsëritja – Aq më shumë që të përsërisni, aq më shumë do të kujtoni. Psikologët thonë se “përsëritja është armiku më i madh i harresës”. Gjatë përsëritjes ju mund të rilexoni gjërat e nënvizuar ose të mbani shënime për t’iu kthyer atyre më pas. /lajmi.net
– See more at: http://lajmi.net/tri-keshilla-se-si-te-mbani-mend-ate-qe-lexoni/#sthash.9YmqMYr5.dpuf