Lajmet e fundit
Bekim Çollaki: “Mos të krijohen pengesa në proceset integruese”

Bekim Çollaki: “Mos të krijohen pengesa në proceset integruese”

“Mos të krijohen pengesa në proceset integruese. Agjenda europiane gjithmonë i ka bashkuar pozitën dhe opozitën dhe jam i sigurt se kjo do të ndodhë përsëri”, thotë për Epokën e Re, Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku.

Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaki, u ka bërë thirrje të gjithë akterëve politikë që të mos krijojnë pengesa në procesin integrues të vendit. Ai ka bërë me dija se Marrëveshja për Stabilizim Asociim është një marrëveshje që vendosë marrëdhënie kontraktuale mes Kosovës dhe BE’së dhe si e tillë, duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.

Prandaj sipas tij, çdo pengesë për funksionimin e mirëfilltë dhe mbraëvajtjen e punës së Kuvendit do të reflektohet edhe në kryerjen e obligimeve ligjore të Kosovës në raport me këtë marrëveshje ndërkombëtare.

Ai ka thënë se roli i opozitës mbetet i pazëvendësueshëm në jetën politike dhe institucionale, mirëpo vetëm në kuadër të normave demokratike të përcaktuara me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.