Lajmet e fundit
Shikoni se kush e sulmoi Kryeministrin në Podujevë

Shikoni se kush e sulmoi Kryeministrin në Podujevë

Kryeministri Isa Mustafa, para pak minutash është gjuajtur me vezë nga aktivistët tanë në Podujevë. Policia ka arrestuar dhunshëm dy aktivistë të Lëvizjes, thuhet në një njoftim të lëshuar për medie të VV-së.

“Isa Mustafa po e mbron me çdo kusht “Zajednicën” e tij. Edhe kur zyrtarët e Serbisë, me të cilët ai ka bërë marrëveshje, e quajnë vendin tonë ISIS dhe e pengojnë në çdo nismë ndërkombëtare. Isa Mustafa vazhdon të jetë i përbetuar ndaj “Zajednicës”. Ne nuk do të lejojmë funksionimin normal të qeverisë së tij, pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë”, thuhet në reagimin e VV-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.