Me qindra studentë të cilët po protestojnë para rektorarit të Universitet të Prishtinës po tentojnë të hyjnë me dhunë brenda zyrës së rektorit.
Ndërsa Policia e Kosovës nuk po e lejon turmën që të hyjë brenda këtij objekti.
Përmes kësaj proteste të organizuar nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës studentët po i shprehin pakënaqësinë e tyre lidhur me afatet dhe kushtet e provimeve në të gjitha fakultetet e UP-së., njofton Klan Kosova.