Lajmet e fundit
Ministri i Arsimit, ja sa para përfitoi vetëm nga Universiteti i Prishtinës! (DOKUMENT)

Ministri i Arsimit, ja sa para përfitoi vetëm nga Universiteti i Prishtinës! (DOKUMENT)

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami duket se ka pasur një arsye shumë të fortë që së bashku me profesorët tjerë ministra, si Hajredin Kuçi, Haki Demolli e disa të tjerë që e dërguan në Gjykatë rektorin e Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu për ndërprerjen e kontratës së tyre.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami për tre vjet, vetëm nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka marrë hiq më 37 mijë e 553.47 euro. Kështu thuhet në dokumentet e siguruara nga Gazeta Blic.

Përgjatë vitit 2013, Arsim Bajrami edhe pse ishte deputet i Kuvendit të Kosovës, ai ka marrë para vetëm nga UP-ja hiq më pak se 17 mijë euro. Njëjtë thuajse nga ky universitet ka marrë edhe në vitin 2014.

I pari i arsimit kosovar madje kishte muaj që ka marrë hiq më pak se 4100 euro. Sipas këtyre dokumentëve të siguruara nga Gazeta Blic, Bajrami këtë shumë e kishte marrë në prill të vitit të kaluar.

Nënkryetari i PDK-së, përgjatë kësaj periudhe përpos si deputet dhe si profesor në Universitetin e Prishtinës, një pagë të majme nga buxheti i Shtetit e ka marrë edhe si mësimdhënës i Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”, pa llogaritur këtu të hyrat tjera nga kolegjet private, raporton gazetablic.com.

Arsim Bajrami pas formimit të Qeverisë së re të Kosovës, pavarësisht pse u emërua ministër i Arsimit, vazhdon edhe më tutje që të jetë edhe profesor universitar. Ai sipas dokumenteve të siguruara nga Gazeta Blic përgjatë vitit 2015, ka marrë pagë hiq më pak se 7400 euro.

Rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu kishte marrë vendim që profesorëve politikanë t’u ndërpriste kontratat, por këta të fundit, përfshirë Arsim Bajramin, Hajredin Kuçin, Haki Demollin e shumë të tjerë, e çuan lëndën në Gjykatë, dhe kjo e fundit doli kundër rektorit dhe në mbështetje të profesorëve të fuqishëm. Përpos shkallës së parë, edhe Gjykata e Apelit, para disa ditësh e vërtetoi vendimin e shkallës së parë, që rektori s’ka të drejtë t’ua ndërpres kontratat profesorëve politikanë.

IMG_8665

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.