Dy këngëtarët nga Kosova Kida dhe Mozzik ishin mysafirët e radhës të emisionit “Oktapod” me Turjan Hyskën në Vizion Plus.
Ata që të dy u gjenden përballë sfidës “Alo Alo”, ku me këtë rast ishin të detyruar të përgjigjeshin disa pyetjeve të thjeshta por që hasën në veshtërsi, raporton Indeksonline.
Si pasojë e përgjigjeve të gabuara, Mozzik ishte ai i cili u deshtë të paguajë humbjen duke qëndruar kështu për disa minuta brenda një kabine me pesë meshkuj të tjerë dhe një zonjë.
E sa i vështirë ka qenë qëndrimi aty, e dinë vetëm Mozzik./Indeksonline/