Pas arrestimit të ish- komandantit të UCK-së, Xhemshit Krasniqi ka reaguar edhe deputeti i PDK-së, Nait Hasani. Ai përmes një reagimi në Facebook e ka akuzuar rëndë klasën politike në vend. Sipas tij, koha do ta dëshmoj se kjo klasë politike, kanë qenë turpi i kohës.
Ky është reagimi i tij i plotë:
”Edhe dhjetë jetë po ti kisha të njëjtën gjë do ta bëja , do të luftoja për liri ”
Thenie qe tregon shpirtin luftarak te luftetareve te lirise, deshiren e zjarrte per clirim nga Serbia dhe idealin per Bashkim Kombetar.
Kjo tregon idealet e brezave dhe dhetehere po te bie do te ngritet te luftoj per liri. Kjo tregon betimin e dhene te luftetareve te UCK-se.
Dhe krjet ne kundershtime me keto idale e sakrifice te brezave ne shekuj, Kuvendi i Kosoves miratoi amandamente kushtetuese per themelimin e Gjykates Speciale per denimin e luftes sone per Liri. Per gjykimin dhe denimin e UCK-se, per gjykimin e ushtareve te UCK-se, sepse keta luftuan Serbine. Denimi i UCK-se permens Gjykates Speciale te themeluar nga Kuvendi i Kosoves me presionin e Brukselit ne llogari te Serbise, tregon nenshtrimin politike te klases politike ne Kosove.
Une votova kunder kesaj Gjykate Special, sepse e kam ditur se do te gjykohen ushtaret, qe e kane sjellur Kosoves lirine dhe clrimin nga Serbia.Te gjykosh clirimtaret qe ia sollen lirin Kosoves dhe te amnistosh serbine per krimet, vrasjet, vujtjet dhe masakrat e tmerrshme qe ka be ne Kosove, kjo tregon gjendjen politike te shtetit te Kosoves.
Prandaj, miku im Xhemshit Rizan Krasniqi, e kuptoj dhe kete sfide, por dije se, te gjitha Gjykatat Speciale do te jene turp i kohes dhe i klases politike, ndersa ti do te jesh cdo here nderi i Kombit Shqiptar.
Me resperkt Nait Hasani