Lajmet e fundit
Nait Hasani: Politika të largohet nga UP-ja

Nait Hasani: Politika të largohet nga UP-ja

Deputeti i PDK-së Nait Hasani  i cili është anëtar i komisionit për arsim në kuvendin e Kosovës ka thënë për Kosovanews se politika duhet të  largohet nga Universiteti sepse  niveli i nxënësve e studentëve nuk është i lartë dhe nuk do të kemi të ardhme evropiane.

Më poshtë mund ta lexoni opinionin e Hasanit dhëne Kosovanews

Debatet ne Universitetin e Prishtinës ’’ Hasan Prishtina’’ për shkarkimin e rektorit dhe çështjet e  arsimit  te  lartë ne  Kosovë, janë  gjera te  ndjeshme dhe shpërfytyruare ne Kosove. Kërkesat e ndryshme  te studenteve me ndikimin e disa profesorëve nga  grupe  te interesit  ne mbështetje  te kinse te ngritjes se cilësisë ne  arsim,  janë kërkesa  te interesave te ngushta te  partive politike për te marre Universitetin e  Prishtinës dhe për ta vene nen kontroll dhe për ta degraduar arsimin me  themel ne këtë universitet.

Ne këtë situate ne universitet publike te Kosovës gjendja është e rende ne përgjithësi. Ne si komision  për Arsim, Kulture, Rini, Sport e Diaspore i Kuvendit te Kosovës ne takimet me rektor, me  profesor, me student te fakulteteve, me drejtor te DKA-ve me  mësues, me nxënës te shkollave te mesme kemi  pare një arsim jo cilësor ne përgjithësi, ne  arsimin ne Kosove. Për këtë kemi kërkuar dhe ministrin e arsimit ne debate ne Komisionin  për arsim. Kemi kërkuar ngritjen e cilësisë ne  arsim, ai  ka  deklaruar se do të kërkojë ta ngris cilësinë ne  arsim si prioritet, po pas shume skandaleve, qe kane ndodhur e po ndodhin neper  shkolla dhe universitete po tregon se arsimi shqip ne  Kosove është  ne shkallen me te rende te nivelit arsimore për nga cilësia me te gjitha shtetet e botes nga klasa e pare deri ne  universitete, po tregon se ende nuk ka arrite asgjë ne këtë drejtim.

Ministri në përpjekjet e veta për ndryshime nga një fillim i mire, tashme ka  ngecur ne politikat e tij për ngritjen e cilësisë ne arsimin shqip. Ka ngecur  duke u marre vetëm me  retoriken  e fjalorit politike dhe ndërhyrjeve politike ne  Universitete ne zgjedhjen e Bordeve me përkatësi dëgjueshmërie partiake.

Rektori i Universitetit te Prishtinës me njëqind te meta qe mund t’i ketë, ne  vitin e fundit, ka vendosur një standard e kriter ne universitet, qe meriton respekt, ne zbatimin e statutit te UP-se, ne  vlerësimin kadrovik e cilësor dhe duhet te mbrohet.

Por, për  këtë gjendje te plagjiaturës së  40 studenteve nga USAIDI, kjo tregon një gjendje te mjerueshme ne universitet, ndërsa edhe me e tmerrshme është kur i gjen studentet duke bërë plagjiature, kjo tregon se edhe në të ardhmen e Kosovës do ta  kemi plagjiature. Për këtë duhet te kërkohet shikimi i te gjithë profesorëve temat e doktoratës se si kane  doktoruar dhe në cilat  revista ndërkombëtare i kane botuar punimet e tyre shkencore. Këtë e them, sepse këta e tha  dhe ambasadorja gjermane ne Kosove, se arsimi ne Kosove është ne shkallen me te ulte te mundshme dhe pa arsim cilësor nuk ka as te ardhme te Kosovës. Mbështetësit e Kuvendit te Kosovës organizatat  gjermane me vëzhgimet nëpër  shkollat në Kosovë  e  kane alarmuar komisionin me te  gjeturat e tyre mbi dijen e mësuesve tanë ne lendet e matematikes dhe te gjuhës  shqipe. Ato te gjetura janë  alarmante, tmerruese, qe tregojnë se arsimi ne  Kosove është ne kolaps.

Interesat e ngushta te partive politike përmes organizatave te  studenteve për nevoja partiake e kane dëmtuar, por dhe do t’i  dëmtojnë  pa riparueshëm universitetet dhe arsimin shqip në Kosovë

Prandaj mbrojtja e rektorit i cili ka vendos standard te cilësisë do te thotë mbrojtje e ngritjes se arsimit  dhe e cilësisë ne Kosove.

Kërkoj nga kryetaret e partive politike t’i heqin degët e partive politike nga universitetet, nga shkollat e mesme të larta  dhe  fillore  të arsimit, se e kanë  shkatërruar me themel te ardhmen e Kosovës me politikat partiake. Pa arsim, Kosova, nuk ka te ardhme kombëtare, as brenda vetës, as evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.