Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), mbështetur nga Zyra e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Kosovë (EUSR), organizon sot debat me nxënësit e Shkollës së Mesme Ekonomike në Mitrovicë: “Hasan Prishtina”, me temën: “Ngritja e vetëdijesimit tek të rinjtë, kundër ekstremizmit dhe radikalizmit në Kosovë”.
Ky aktivitet është pjesë e projektit Rrëfimi i dy qyteteve: “Radikalizmi dhe Kundërpërgjigja në Vushtrri dhe Mitrovicë”.
Qëllimi i këtij projekti është rritja e aktivizmit dhe vetëdijesimit qytetar, e në veçanti tek të rinjtë në parandalimin e përhapjes së ekstremizmit, si dhe kontributi në kundërpërgjigjen ndaj përhapjes së propagandës së grupeve ekstremiste në Kosovë