Dy piktura që gjendeshin të mbuluara në hollin e Kuvendit, me motive kombëtare tashmë janë zbuluar nga deputetë të tri partive opozitare.
Ato janë zbuluar nga deputeti i AAK-së Pal Lekaj dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje Faton Topalli.
Lekaj dhe Topalli, janë ndihmuar nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, dhe ai i Nismës Fatmir Limaj.