Lajmet e fundit
Shefi i sigurisë serbe: Ndeshja mund të mos zhvillohet

Shefi i sigurisë serbe: Ndeshja mund të mos zhvillohet

Ekspertët e sigurisë serbe kanë paralajmëruar kombëtaren për sulme të mundshme terroriste.
Federata Serbe është duke menduar bojkotimin e ndeshjes pasi për ta nuk është garantuar siguria e lartë dhe se në stadium sipas tyre pritet të ketë kriminel të njohur nga Kosova.

Madje thuhet se sigurimi serb ka siguruar emrat e kriminelëve nga Kosova të cilët rrezikojnë sigurinë e futbollistëve në ndeshje. Shefi i sigurimit të kombëtares, Mirko Milivoj është shprehur se për kombëtaren nuk ka siguri dhe se kombëtarja rrezikon të dal në fushë, shkruan “Albeu.com”.

Në orën 13:00 është paralajmëruar edhe një takim i Federatës Serbe ku pritet që të diskutohet më shumë për vendimin nëse Serbia do të dal në fushë, apo do të bojkotoj ndeshjen.

Edhe Savo Milloshevic ka bërë të ditur se lojtarët serbë janë të tronditur nga kjo siguri e lartë dhe sidomos nga gjuajtja me gurë dhe se tek ta po mbizotëron ndjenjë e madhe frike

Leave a Reply

Your email address will not be published.