Mërgim Mavraj nuk do të luajë në sfidën e sotme shkaku i dëmtimit fizik.
Por ai gjendet me djemtë e kombëtares gjatë ditës dhe po i inkurajon ata në prag të kësaj ndeshjej shumë të rëndësishme. Përmes rrjetit social Facebook ai ka lënë një mesazh tejet kuptimplotë.
“Pavarësisht se si do të jetë rezultati në fund të ndeshjes, Dashuria dhe Krenaria jonë për ju është e pafundë…
Falenderojmë Zotin që sot fanellën kuqezi e përfaqësojnë djem kaq guximtar por mbi të gjitha modestë!
Dinjiteti na solli deri në pikën aktuale dhe sot jam i sigurtë që do të na gëzoni zemrat dhe shpirtin. Mbështetja jonë për ju është e pamasë…
Faleminderit pafund për gjithë këto momente që po na e bëjnë zemrën mal, nuk do të harrohen kurrë!
Forca Shqipëri, je më e mira !!!’ – ka shkruar Mavraj