Përgjaket Rruga e Kombit pranë Kukësit. Tre të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i aksidentit që ndodhi pasditen e sotme.
Lapsi.al mëson se fillimisht ishte një automjet tip “Ford” i cili kishte dalë nga rruga pasi drejtuesi i mjetit humbi kontrollin.
Kur karrotreci mbërriti për të tërhequr makinën e aksidentuar, një tjetër automjet që lëvizte me shpejtësi është përplasur me karrotrecin, duke i shkaktuar vdekjen tre personave, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.
Aktualisht policia është në vendngjarje për të kryer veprimet hetimore./Lapsi.al