Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, Lubomir Batary.
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi për të arriturat në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e gjithanshëm të vendit.
Kryeministri Isa Mustafa shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zgjerimin e bashkëpunimit me Sllovakinë, duke kërkuar vazhdimin e përkrahjes për proceset integruese evropiane të Kosovës.
Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, Lubomir Batary, e falënderoi kryeministrin Mustafa për bashkëpunimin e ofruar, duke shprehur përkrahjen e mëtejshme të Sllovakisë për proceset integruese evropiane të Kosovës.