Zyrtarët më të lartë, të Shqipërisë, Serbisë dhe Kosovës për shkak të angazhimeve dhe axhendës politike janë të detyruar që ndeshjen mos ta shohin nga afër në Elbasan Arena.
Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç së bashku me atë të brendshmin po e ndjekin ndeshjen në një zyrë pas një konferencë për emigracionin në Ballkan në Luksemburg.
Edhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi ndodhen në Luksemburg.
Thaçi shkruan në FB: Në Luksemburg, por me mendje e zemër në Elbasan.