Analisti I njohur, Lumir Abdixhiku e ka komentuar humbjen e Shqipërisë, transmeton Gazeta Blic.
Ai e ka cilësuar si të rëndë këtë humbje, por megjithatë kualifikimi (që mund të arrihet më pas), ka më shumë rëndësi.
Ky është postimi i tij i plotë:
Rëndë. Shumë rëndë. Si gjithmonë e lëshuam krejt në fund.
Një betejë e humbur, por jo dhe qëllimi përfundimtar. Sepse, një fitore me Armeninë na dërgon neve në Francë; dhe kualifikimi ka në fund rëndësi.
Bravo gjithashtu shqiptarëve që megjithatë treguan civilizim e pritje fer – kundër të njëjtëve që u çnjerzuan muaj më parë ndaj nesh.
Shqipëria pësoi humbje në minutat e fundit, me rezultat 2-0