Lëvizja “Vetëvendosje” njofton se deputetja nga radhët e këtij subjekti politik, Albulena Haxhiu, do ta dorëzojë sot padinë lidhur me sulmin e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj gjatë seancës plenare të 22 shtatorit.
Sipas VV-së, pas dorëzimit do të ketë prononcim për media, transmeton Klan Kosova.