Ish ministri i MEF-it Haki Shatri thekson se Behgjet Pacolli gjithmonë i synonte ministritë që i kanë në menaxhim pasuritë e Kosovës.
Ekspertët e fushës ekonomike thonë se koalicioni aktual qeverisës në program e kishte ndarjen e pushtetit sipas resorëve dhe pasurive që mund të privatizohen, apo për të kontrolluar shitjen, dhënien në koncesion ose format e tjera.
Ministri i MZHE-së, Fadil Ismaili, që vjen nga partia e Behgjet Pacollit, ka thënë për media se në rast të dështimit të nënshkrimit të kontratës për shitjen e 75 për qind të aksioneve të PTK-së e kanë për synim që ta ndërrojnë strategjinë e deritashme për shitjen e kësaj kompanie, me qëllim që t’i jepet për menaxhim një kompanie ndërkombëtare.
Bile, ai ka thënë se në skenarin më të keq më mirë do të ishte që konsorciumi “Axos & Najafi ” të tërhiqej, me çfarë Qeveria do të mund t’i inkasonte 3 milionët e garancisë. Ndonëse u janë bërë pyetje rreth kësaj çështje edhe nëpërmes adresës elektronike, por edhe nëpërmes celularit, nuk janë përgjigjur zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, dhe as ministri i MZHE-së, Fadil Ismajli, njofton Kosova sot.