Një drogë e përdorur për të trajtuar diabetin mund të ndihmojë në luftën kundër leukemisë, kanë njoftuar hulumtuesit në revistën “Nature”.
Një grup i shkencëtarëve u kanë dhënë drogë pacientëve me leukemi kronike mieloide, së bashku me trajtimin standard.
Pacientët të cilët e pranuan këtë kombinim të terapisë nuk u është shfaqur sëmundja për një kohë më të gjatë. Leukemia kronike mieloide (CML) është një kancer i rrallë i gjakut, transmeton Koha.net.
Së paku 600 persona në vit diagnostikohen me këtë çrregullim çdo vit. Edhe pse ekziston një numër i trajtimeve të suksesshme, ato nuk mund t’u ndihmojnë gjithë pacientëve dhe disa i rezistojnë terapisë konvencionale.
Në këtë studim, shkencëtarët kanë dhënë një kombinim të drogës pioglitazone kundër diabetit dhe trajtimit standard te 24 pacientë CML-ja e të cilëve ka mbetur aktive edhe pas përdorimit të drogave konvencionale.
Shkencëtarët shpresojnë se ky kombinim i terapisë mund të ndihmojë në luftimin e llojeve të ndryshme të kancerit. /Telegrafi/