Kryesuesi i Delegacionit të Kosovës për çështje teknike në bisedimet me Serbinë, Rrahim Pacolli ka shprehur edhe një herë shqetësimin e tij për moszbatimin e marrëveshjes për policat kufitare nga ana e Serbisë.
Pacolli ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të zbatohet reciprociteti edhe nga shteti i Kosovës përmes lëshimit të tabelave të përkohshme për serbët.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Marrëveshja të cilën kemi nënshkruar në Qershor të këtij viti në Bruksel, është e bazuar në reciprocitet ndërsa vetëm shteti i Kosovës është duke e zbatuar në tërësi këtë marrëveshje.
Ministres për Dialog dhe Qeverisë së Kosovës ju përkujtoj se mos lejimi i ngrirjes së marrëveshjes ka pasojat e veta , pasoja këto me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Kosovës. Unë nuk jam përkrahës i marrëveshjeve të cilat demtojnë ekonomikisht qytetarët e shtetit tonë. Andaj, edhe njëherë ju bëj thirrje që të merrni masat e duhura.e të zbatohet reciprocitet edhe nga shteti Kosovar përmes lëshimit të tabelave të përkohshme për serbet. Në të kundërtën, do të jemi të detyruar të ndërmarrim masa për anulimin e kësaj marrëveshje.