Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, ka bërë thirrje politikanëve në SHBA për të ndaluar zërat racistë ndaj meksikantëve, emigrantëve dhe komunitetit latin.
“Kur një kandidat për president nga rradhët e republikanëve fyen meksikanët duke i quajtuar ata si përdhunues dhe trafikantë droge, atëherë ky është një problem. Ne kemi nevojë për njerëz që janë kundër kësaj retorike të shëmtuar,” tha Clinton.
Kritikat e saj i janë drejtuar kryesisht kandidatit për president të SHBA-ve nga rradhët e republikanëve, Donald Trump.