Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas bastisjes së zyrave të deputetëve të VV në kuvendin e Kosovën, në reagimin e AAK-së thuhet se, ligji nuk zbatohet duke i bastisur zyrat e deputetëve, Rendi dhe Ligji mbrohen duke filluar nga Kushtetuta, në mbrojtje të se cilës janë vënë këta deputetë, e jo duke i bastisur e përndjekur ata.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e AAK-së
AAK: Nuk zbatohet Ligji duke bastisur zyrat e deputetëve AAK i merr me shqetësim njoftimet se Policia e Kosovës, pas orarit të punës dhe pa praninë e deuptetëve, i ka bastisur zyrat e Grupi Parlamentar të VV-së, në Kuvendin e Kosovës. Këtë veprim të policisë, e cilësojmë presion, politikisht të kalkuluar, mbi depuetëtët e Vetëvendosjes, të cilët tashmë janë pjesë e një fronti të përbashkët opozitar për kundërshtimin e Asociacionit dhe Demarkacionit. U bëjmë thirrje urdhërdhënësve të këtyre bastisjeve , që të merren me eliminimin e shkaqeve të një gjendjeje, aspak normale politike, e jo ta rrisin presionin mbi përfaqësuesit e zgjedhur të popullit. Rendi dhe Ligji mbrohen duke filluar nga Kushtetuta, në mbrojtje të se cilës janë vënë këta deputetë, e jo duke i bastisur e përndjekur ata/kosovanews/