Ashtu siç ishte parashikuar ditë më parë, për vikend pritet të mbajë mot kryesishtë i vranët dhe me reshje shiu, njofton IHMK.
Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 8-10 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Ndryshim i gjendjes sinoptike është në fushat barike , ku pritet të kemi rënje të ndjeshme vetëm ditën e diele dhe do të krijohen kushte për erëra të cilat do të fryjnë në drejtim të verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-11m/s, derisa nëpër disa lokalitete të pjesës veriperendimore të vendit shpejtësia e erës do të kaloj mbi 15m/s.