Lajmet e fundit

Mënyrat për të rigjeneruar flokët e gjatë pa i prerë

Të qenët të afeksionuara pas gjatësisë së flokëve, është diçka e zakonshme. Madje, i zakonshëm është edhe reagimi ndaj parukiereve e parukierëve që bëjnë gabime në prerjen e tyre. Në fakt, ekzistojnë zgjedhje të ndryshme për të ndryshuar pamjen, pa hequr dorë nga flokët e gjatë. Zbulojini me ne nga “Pour femme”!

Flokë me volum të plotë

Mos ndoshta jeni lodhur duke i mbajtur flokët në të njëjtën mënyrë? Atëherë, për t’u dhënë një pamje të re flokëve tuaj përdorni efektin XXL! Flokët me volum të plotë janë shumë në modë: ju mund t’ia jepni volumin që nga rrënjët, duke i krehur me krehër jo si zakonisht, por mbrapsht, ndërsa në maja mund të bëni onde të lehta.

Efekti “flokë të lagura”

Ende nuk e keni provuar efektin e flokëve të njomë? Krihini flokët pasi t’i keni larë dhe pas pak minutash bëjini me xhel. Lërini të lirshëm ose plotësisht të rregullt! Do të jetë një look ideal për mbrëmjet dhe për festat nëpër klabe.

Flokët me hije

Nëse nuk dëshironi të prisni flokët e gjatë, zgjidhja që bën për ju janë flokët me hije, ose me efektin e flokëve me ngjyrë gjysmë të errët dhe gjysmë të çelët (ombre). Në këtë mënyrë, ju mund t’u jepni flokëve tuaj një efekt shumë të këndshëm me ndihmën e një profesionisti.

Lidhja e flokëve bishtalec

Nëse zgjidhjet që ju propozuam deri më tani nuk ju kënaqin ose i keni shfrytëzuar më parë, atëherë ju sugjerojmë të bëni një kapje të flokëve në formën e bishtalecit ose gjysmëgërshetit. Ky është një trend gjithnjë në modë! Shfrytëzojeni atë në një rast ceremonial, ose në ndonjë ngjarje speciale!

Spostoni ndarjen/vijën e flokëve

Nëse nuk keni shumë kohë për t’u marrë me stilimin e flokëve, por që gjithsesi dëshironi të rifreskoni pamjen tuaj, provoni të ndryshoni vijën ndarëse të tyre ose drejtimin. Nëse keni zakonin t’i prekni vazhdimisht, çojini në një anë. Ndërkohë, nëse anën tuaj ndarëse e keni në të djathtë, ndryshojeni në të majtë ose në të kundërt. Por nëse i dëshironi me më shumë volum, përdorni ndarjen e flokëve si me zigzage!

Flokët topuz

Dëshironi të dukeni shik dhe të ndiheni të sigurta me pamjen tuaj, pa eksperimentuar prerje ose kapje që nuk ju shkojnë me fytyrën? Zgjidhni topuzin, i thjeshtë për t’u realizuar dhe që shkon me çdo veshje!

Aksesorë për flokët

Një ndihmë për të rinovuar pamjen, vjen edhe nga aksesorët për flokët. Ju mund të përdorni karfica, rruaza, kapëse me gurë, fjongo etj. Zgjedhja është juaja!

Stili “Valë deti”

Për t’u dhënë një pamje të re flokëve tuaj të gjatë, gjithnjë të drejtë dhe të lëshuar, realizoni vetë “valët e detit”, lloje ondesh të cilat mund t’i realizoni në pak minuta me lehtësi, nëpërmjet një piastre të posaçme.

Balluket

Nëse keni flokë të gjatë me balluke të drejta, ndryshojeni ato duke i nxjerrë në një anë. Thjesht mendoni diçka që mund t’ju bëjë të dukeni ndryshe, pa i prerë fare flokët.

Reflekset

Ju duket sikur keni flokë me ngjyrë të zbehtë dhe opake? Ju mund t’i rinovoni thjesht duke u shtuar disa reflekse të thjeshta: do t’ju japin shkëlqim më të madh në flokë dhe kështu nuk do të jetë nevoja e gërshërëve të parukeres/parukerit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.