Këngëtarja e njohur kosovare, me famë botërore, Rita Ora është duke qëndruar në Prishtinë, raporton Indeksonline.
Ajo tashmë gjendet në hotelin Emerald, ku është ftuar në një dasmë.
Rita është përcjellur nga qyteti deri në hotel nga Policia e Kosovës, ndërsa bashkë me të janë edhe prindërit dhe motra e saj, Elena.