Lajmet e fundit
Haziri viziton “Agmia Centre” dhe “Grande Calabria”

Haziri viziton “Agmia Centre” dhe “Grande Calabria”

Do të ulë taksat fillestare komunale, do ta ulim tatimin në pronë dhe do t’ju krijojmë kushte të mira infrastrukturore. Kjo është detyra jonë. Kjo është detyra e kryetarit të Komunës, ka thënë ndër të tjera Lutfi Haziri. Në përmbyllje të javës për mbrojtjen e bizneseve gjilanase, kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar qendrën tregtare “Agmia Centre” dhe “Grande Calabria”, njofton rajonipress.

 

Gjatë këtyre vizitave, kreu i LDK-së u ka dhënë mbështetje maksimale në funksionimin e suksesshëm të tyre, pasi që pushteti në largim i ka harruar krejtësisht duke favorizuar biznese të jabanxhinjve.

 

“Unë ju garantoj se unë si kryetar i Gjilanit nuk do të lejoj kurrsesi që të rrezikohen bizneset tuaja. Do ta keni qind për qind mbështetjen time. E di që jeni të anashkaluar, por nën udhëheqjen time do të ndiheni shumë komod. Do të ulë taksat fillestare komunale, do ta ulim tatimin në pronë dhe do t’ju krijojmë kushte të mira infrastrukturore. Kjo është detyra jonë. Kjo është detyra e kryetarit të Komunës”, ka thënë ndër të tjera Lutfi Haziri.

 

Pronarët e dy kompanive lidere në Gjilan, pasi kanë falënderuar Hazirin për vizitën, kanë thënë se besojnë në vizionin e tij për të mbrojtur bizneset vendore, ndërsa e falënderuan edhe për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë atyre edhe si kryetar i Gjilanit dhe si zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës thuhet një njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan.

Leave a Reply

Your email address will not be published.