Sasi e konsiderueshme e qumështit “Vita”, të kompanisë Devolli Group është shitur pa afat të premten në supermarketin “Viva Fresh” në rrugën B në Prishtinë.
Bazuar në fotografitë që i kanë dërguar në adresë të Gazetës Fjala qytetarët shihet se qumështit Vita me bazë yndyrore 3.2 për qind, i ka skaduar afati me datë 2 tetor, ndërsa ai është shitur për 0.83 euro litri me datë 9 tetor.
Për këtë rast janë njoftuar edhe inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, por nuk dihet nëse kanë marr masa, pasi edhe pas njoftimit të tyre i njëjti qumësht është shitur në Viva fresh.
Prezenca e produkteve me afat të skaduar në tregun e Kosovës është rritur së fundmi, në bazë të ankesave të qytetarëve./Gazeta Fjala/